kryetari i QBNF, Dr. Arben Ramkaj zgjidhet Këshilltar i Global Council for Tolerance and Peace për Ballkanin

PASQYRË E QBNF
November 14, 2017
Deklaratë në mbështetje të Kryepeshkopit Anastas dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
November 27, 2017

kryetari i QBNF, Dr. Arben Ramkaj zgjidhet Këshilltar i Global Council for Tolerance and Peace për Ballkanin

Global Council for Tolerance and Peace e ka selinë në Maltë dhe është një ndër organizatat më të rëndësishme përsa i përket promovimit të tolerancës dhe paqes. Ndër objektivat kryesore të GCTP është që të shërbejë për qëllimet e ndërtimit të partneriteteve ndërkombëtare, për të ngritur vlerat e tolerancës dhe kulturës, të refuzojë ekstremizmin, të nxisë diplomacinë preventive dhe të mbështesë iniciativat rajonale dhe ndërkombëtare të të rinjve, si dhe për të promovuar një kulturë tolerance midis njerëzve, pasi shumica e konflikteve që po ndodhin në botën, shpërthyen për shkak të ekstremizmit fetar, etnik dhe sektar”. Pra Këshilli Global për Tolerancën dhe Paqen është një platformë globale e cila i shërben idealeve të tolerancës, paqes dhe objektivave të larta humanitare.

Vetëm pak ditë më parë Këshilli Global për Tolerancën dhe Paqen vendosi dr. Arben Ramkaj përfaqësuesin e GCTP për vendet e Ballkanit. Dr. Ramkaj do të përfaqësojë GCTP në të gjitha marrëdhëniet qeveritare, parlamentare, joqeveritare dhe arsimore në rolin e këshilltarit.
Dr. Arben Ramkaj autorizohet që të përfaqësojë të gjitha masat e kërkuara si nënshkrimin e Memorandumeve të Mirëkuptimit me Ballkanin, qeveritë, parlamentet, institucionet arsimore dhe OJQ-të.

Kjo është një arritje shumë e madhe për vendin tonë, pasi roli i Dr. Ramkaj si përfaqësues i Këshillit Kushtetues të Këshillit Global për Tolerancën dhe Paqen do të mëshohet fortë në rëndësinë e mbështetjes dhe promovimit të vlerave të tolerancës midis popujve dhe ndërmjet vendeve dhe qeverive, veçanërisht në mesin e të rinjve, në mënyrë që të arrihet paqja e qëndrueshme, duke theksuar rëndësinë e përdorimit të fuqisë së butë përhapjen e vlerave të tolerancës dhe paqes në mbarë botën.
Dr Arben Ramkaj theksoi mbështetjen e tij për Këshillin Global për Tolerancën dhe Paqen, duke treguar aspiratën e tij për të punuar së bashku me Këshillin për arritjen e qëllimeve të paqes, tolerancës dhe kulturës në vendet e Ballkanit e më tej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *