MARRVESHJE BASHKËPUNIMI
December 14, 2017
Përmbledhja ekzekutive Luftëtarët e huaj terroristë: Tryeza praktike mbi Parandalimin dhe Elasticitetin. 7 – 9 Nëntor 2017, Shkup, Maqedoni
December 22, 2017

UNË JAM NJËSOJ SI TI

Më 13/12/2017 u organizua një takim me studentë të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” për të paraqitur arritjet e një projekti, në kuadër të një inisiative globale ndëruniversitare, ku studentët janë aktorë kryesorë në hartimin dhe zbatimin e tij. Kjo inisiativë e mbështetur nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Ambasada Amerikane në Tiranë dhe me aktorë të drejtpërdrejtë EdVenture dhe Facebook, bëri që Universiteti i Elbasanit të jetë Universiteti i parë publik në Shqipëri që u bë pjesë e kësaj inisiative.

Ne fazën e parë të projektit studentët e Departamentit të Gjuhës Angleze vendosën të trajtonin çështje të ekstremizmit të dhunshëm fetar, duke ndërtuar një platformë të quajtur “Unë jam njësoj si ti”. Për këtë qëllim ata bashkëpunuan me Qendrën e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan dhe nëpërmjet saj me të rinjtë e komuniteteve tona fetare duke prodhuar edhe nje spot ndërgjegjësues.

Ne fazën e dytë te projektit, një grup tjetër studentësh përzgjodhën të punonin me çështjet gjinore dhe hartuan nje tjetër platforme të quajtur “Bashkëpunimi gjinor bën ndryshimin”, ku arritën të organizonin takime të shumta në qytete të ndryshme të Shqipërisë, si dhe të bashkëpunonin me aktorë të ndryshëm si Forumi i Gruas Elbasan.

Me këtë rast ishin të pranishëm studentë e pedagogë, Ambasadori i SHBA në Shqipëri zotiDonald Lu i shoqëruar edhe nga Zëvendës Shefja e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në këtë Ambasadë zonja Meghan McGill, Rektori i Universitetit Prof.Dr. Skender Topi, Zv.Rektori Prof.Asc.Dr. Peçi Naqellari, Shefja e Departamentit të Gjuhëve Angleze dhe Gjermane Prof.Asc.Dr. Laureta Vavla, drejtori i QBNF Elbasan zoti Sokol Lulgjuraj, kordinatorija e Forumit të Gruas Elbasant zonja Mirela Gjoni, Kryetarja e forumit të Gruas Myslimane  zonja Rudina Çollaku të cilët u bënë pjesë e një bashkëbisedimi aktiv e plot ide dhe energji rinore ku ambasadori Lu bëri një moderim interaktiv të pjesës së dytë të takimit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *