MESAZH NGUSHËLLIMI DHE SOLIDARITETI ITALISË

Arben Ramkaj jeteshkrimi
August 18, 2016
mikpritje dhe Urime per Kurban Bajramin
September 16, 2016

MESAZH NGUSHËLLIMI DHE SOLIDARITETI ITALISË

nr 168/2 prt                                          Data 24/ 08/ 2016

MESAZH NGUSHËLLIMI DHE SOLIDARITETI

 Drejtuar Ambasadorit të Italisë në Shqipëri

I nderuar Shkëlqesi, Ambasadori Alberto Cutillo

Komiteti i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan me dhimbje e hidhërim të thellë mësoi nëpërmjet mediave për tërmetin e rëndë me pasoja tepër tragjike, me aq shumë viktima, në Italinë qendrore.

Ne shprehim ngushëllimet tona për jetët e humbura plot tmerr, nën gërmadhat e këtij tërmeti dhe njëkohësisht solidarizohemi me popullin italian, i cili gjithmonë, na është gjendur pranë në momentet e vështira të kombit tonë.

Me lutjen që shpirtrat e viktimave të tërmetit të prehen në paqë, i kërkojmë Zotit t’u japë pushimin e pasosur dhe dritën e pambaruar, ndërsa tërë popullit italian t’i japë forcë për të përballuar me dinjitet dhe kurajo dëmet e shkaktuara nga ky tërmet.

Bekime!

Me hidhërim

Komiteti i QBNF ELBASAN

kryetari

                           Arben Ramkaj

Don Emilio Valente  n/kryetar     – Famullitar Kisha Katolike

Haxhi Agim Duka       anëtar         – Myftiu i Elbasanit

At Gjergji Trbicka        anëtar         – Kryeprift Kisha Ortodokse

Baba Faik Selmani     anëtar         – Drejtues i Bashkësisë Bektashiane

At Stavri Çipi anëtar       anëtar      – Prift Kisha Ortodokse

Dervish Ardit Muçodemi     anëtar         – Përfaqësures i Bashkësisë Bektashiane

Sokol Lulgjuraj          – kordinator / anëtar      – Përfaqësures Kisha Katolike  Elbasan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *