“Dhuro një libër, ndriço një jetë”.

Konferencë Ndërkombëtare “Feja si instrument për Paqen”
Nëntor 18, 2019
QBNF kremton 107 Vjetorin e Pavarsisë me Bashkatdhetaret në USA
Nëntor 24, 2019

“Dhuro një libër, ndriço një jetë”.

më datë 22.11.2019, në ambientin e Regjimit të Brendshëm të Burgut të Sigurisë së Lartë Peqin, u organizua aktiviteti social-kulturor “Dhuro një libër, ndriço një jetë”.
Ky aktivitet synoi mbledhjen dhe dhurimin e librave për të dënuarit dhe të paraburgosurit që vuajnë apo presin vendimin në I.E.V.P-Peqin në pragun e festimeve të 75-vjetorit të Çlirimit të Shipërisë.

Ky aktivitet u lançua më 28 Shtator 2019 e do të vazhdojë edhe më tej.

Në këtë aktivitet u grumbulluan rreth 500 libra me tematikë artistike, shkencore, fetare, ligjore.

Thirrjes për dhurimin e librave nën moton “Dhuro një libër, ndriço një jetë” iu përgjigjen shume indivite e organizata.

Edhe QBNF dhuroi disa kopje librash te shenjte dhe 60 libra artistike.

Sekretari i QBNF At Stavri Çipi dorezoi librat gjate eventit permbylles.