QBNF kremton 107 Vjetorin e Pavarsisë me Bashkatdhetaret në USA

“Dhuro një libër, ndriço një jetë”.
Nëntor 22, 2019
Rrjeti “Qytete të forta në Ballkanin Perëndimor”
Nëntor 25, 2019

QBNF kremton 107 Vjetorin e Pavarsisë me Bashkatdhetaret në USA

Anetaret e Komitet Nderfetar te QBNF te nderuarit Baba Faik Selmani dhe z.Sokol Lulgjuraj moren pjese ne kremtimet e festave te Pavarsise dhe Çlirimit te Shqiperise organizuar nga komunitetet Shqiptare ne USA, respektivisht Baba Faiku me bashkatdhetaret e Detroitit

dhe kordinatori Sokol Lulgjuraj me ata te Nju Jorkut i ftuar nga organizata famemadhe VATRA.
Qe te dy perfaqesuesit tane kryen disa vizita dhe takime me drejtues te komuniteteve shqiptare atje si edhe me personalitete te rendesishme te jetes politike amerikane. Per kete meritojne falenderim te vecante kleriket e komuniteteve atje si edhe drejtuesit e Vatres elbasanasi Dritan Mishto me malsorin Dr. Pashko Camaj e duke perfunduar me perfaqeuesit politike Keshilltarin e Asamblese se NYC zotni Mark Gjonaj dhe Senatorin e Shtetit te NY te nderuarin David Carluci tw cilwt vleresuan kontributin e QBNF gjate bisedave te perzemerta qe kryen me perfaqesuesit tane si edhe e vleresuan pranine tone ne keto ceremoni plot solemnitet dhe nderime.

Fjala e DR. PASHKO CAMAJ

Të nderuar të pranishëm,
Të nderuar ambasadorë të Shqiprisë dhe Kosovës, Zonjat Kadare dhe Sahatcia;
I nderuar  Mark Gjonaj, përfaqësuesi ynë në Këshillin e Bashkisë të New Yorkut,
I nderuar Nik Gjeloshaj, kryetar i Komunës më të re shqiptare, asaj të Tuzit,
I nderuari Sokol Lulgjuraj, nga Qendra e Bashkëpunit Ndërfetar në Elbasan
Të nderuar vëllezër e motra shqiptarë, ngado që vini:
Më lejoni që në emër të Komisionit Organizativë të këtij manifestimi, si edhe në emër të kryesisë dhe krytarit të Federatës Pan-shqiptare të Amerikës “Vatra”, t’ju përshëndes dhe t’ju uroj mirëseardhje në këtë përvejtor të rëndësishëm për mbarë Kombin tonë.
Jemi tubuar sonte për të festuar 107-vjetorin e pavarsisë së Shtetit Shqiptar,dhe njëkohësisht të kujtojmë heronjt tanë dhe sakrificat e tyre për këtë ditë të madhe.
Ky tubim sonte, bëhet në frymën e bashkëpunimit ndërshqiptarë, gjë kjo që është dëshmuar si i vetmi çelës për suksesin dhe të mirën tonë të përbashkët. Uniteti dhe fryma e bashkimit, ishin shtytësit kryesorë edhe për formimin e Fedratës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”, këtu e 107 vite më parë, kur grupacione të ndryshme, nga anembanë SHBA-të, vendosën të bashkohën dhe, si të bashkuara, të japin konributin e vet, fillimisht për krijimin e shtetit shqiptar, por, po me aq rëndësi, edhe për vendosjen e shtetit në binarë, të cilët do ta çojnë përpara kombin tonë.
E kaluara jonë, vërtet është e përmbushur me sakrifica, dhe vuajtje të shumta, për liri e për pavarsi, dhe këto kurrë nuk duhen haruar. Nata si kjo sonte, i shërben rifreskimit të kujetsës sonë kolektive, kombëtare, dhe përcjelljes së saj te breznitë që vijnë. Por a ia vlen që vetëm të flasim për të kaluaren, për veprat e breznive të shkuara!? Mendoj se jo!
Bashkëveprimit për të mirën e përgjithshme duhet t’i kontribuojmë edhe ne, qoftë edhe përmes manifestimeve së bashku, pa ndarje krahinore, partiake, përkatësie fetare apo shoqatash. Këtë po e bëjmë ne sonte këtu. Shqiptaria së bashku po nderon të kaluarën e vet, dhe po flet dhe për të ardhmen! Ky është obligimi i kësaj gjenrate! Që të shërbejë si urë lidhëse, mes të së kaluarës dhe së ardhmes tonë, si amanet i atyre që shkuan, dhe borxh ndaj atyre që do të vijnë pas, duke u dëshmuar se shqiptarët e kanë mirë, vetëm kur janë së bashku, vetëm kur bashkëveprojnë.
Noshta këtu është momenti të veçoj një shembull konkret, për shumë nga ne, ende i freskët.
Në Mars të këtij viti, subjektet politike shqiptare në Tuz, si të bashkuara, dualën fitues, dhe ky bashkëveprim dhe kjo fitore, duhet të shërbej si model dhe për viset e tjera shqiptare. Unë, dua edhe nga kjo foltore, të falenderoj udhëheqësit poltikë në Malësi, ketë bashkëveprim, çka pata rast të shoh edhe personalisht gjatë fushatës, dhe edhe një herë t’i përgëzoj për këtë fitore të madhe, duke uruar që shqiptarët në kto troje përjetësisht të qendrojnë së bashku.
Dua te them se kjo fitore, sikur edhe asnjë fitore tjetër jona, në të kaluarën, apo edhe në të ardhmen, nuk janë të orientuara për të kërcënuar, apo rrezikuar dikë, as në veri, as në lindje apo jug, por vetëm pëë të raujtur atë që është e jona, ato çka na ka fal Zoti dhe Natyra, që të jemi zot në shtëpinë tonë me qëllim që ne shqiptarët, të jetojmë të lirë në tokën e shqipeve!
Sepse ne jemi NJË, dhe kjo është KOHA JONË!
Ne na bashkojnë gjaku, gjuha dhe flamuri; na bashkon tryeza jone gjithëkombëtare, rreth së cilës, përjetsisht do të jenë ulur kolosët tanë; Gjergji dhe Ismaili; Naimi dhe Fishta; Isa dhe Luigji, Ibrahimi e Terezja; Nora, Deda dhe Ademi…
Kjo është harmonia jonë, formula qe siguron mbijetesën tonë, që siguron që Shqipria të jetë e përjetshme,ashtu si edhe vet kombi shqiptar.
Zoti e bëkoft popullin tonë kudo nëpër botë, miqtë tonë, këtë vënd të bëkuar; Shqipërinë tonë!
Gëzuar Festën e Pavarësisë!
Fjalimi përshëndetës i dr. Pashko Camaj, anëtar i Këshillit të Vatrës, Shef i Kabinetit të Kryetarit të Vatrës, gjatë mbrëmjes festive të 107 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, organizuar nga Mark Gjonaj dhe Komuniteti Shqiptar me 23 Nëntor 2019, në Marina Del Ray.