MESAZH NGUSHËLLIMI dhe SOLIDARITETI me EGJIPTIN
December 12, 2016
MESAZH NGUSHËLLIMI DHE SOLIDARITETI
December 20, 2016

BASHKEBISEDIM me STUDENTET

      Drejtuesit e Komitetit te QBNF organizoi ne date 14 Dhjetor 2016, ne Fakultetit e Inferimierise te Universitetit “Zoja e Keshillit te Mire” ne Elbasan Bashkbisedim me Studentet  “Dialogu Nderfetar – mundesi per njohje dhe respekt reciprok”
Pas nje prezantimi te shkurter te historikut te krijimit te Qendres, prej kordinatorit te saj z. Sokol Lulgjuraj dhe nje persiatje te permbledhur mbi konceptet e dialogut ne pergjithesi dhe atij fetar ne vecanti, mbajtur nga Don Emilio Valente, auditori vazhdoi bashkebisedimin per gati nje ore e ku studentet drejtuan pyetje te ndryshme dhe moren pergjigje prej panelit te drejtuesve fetare te komuniteteve Mysliman, Ortodoks, Bektashi e Katolik.

Pyetjet ishin nga me te nryshmet si;
– A keni patuar reaksion nga besimtaret apo strukturat ne komunitetet tuaja per kete bashkepunim nderfetar qe perftoni?
– Çkuptoni me Paqe?
– Si e shikoni situaten e mbarsur me konflikte te ndryshme dhe cilen fe duhet te zgjedhim ne si studente?
– Ç’ mendim keni ju “pse ndodhin aktet e ndryshme terroriste qe jane intensifikuar me shume gjate koheve te fundit ?
– Si e konceptoni ju lirine fetare ?
– Si mund te bashkepunojme e te angazhohemi ne studentet me QBNF?
– Si aka ndikuar dhe çfare rezultatesh ka patur ky bashkepunim i juaj ne jeten e perditshme?
– Cili ka qene produkti juaj me shembuj konkrete?

Myftiu Agim Duka iu pergjigj disa prej pyetjeve duke sqaruar korentet dhe skepticizmin e hasur ne komunitet e tyre si edhe zellin me te cilin jane kapercyer e vazhdohet te punohet per te kuptuar thellesisht dhe konkretisht arsyet dhe perfitimet shoqerore me kete bashkepunim e dialog te vazhdueshem.

gjithashtu don emilio sqaroi kuptimin dhe nocionin e paqes ne kendveshtrimin tone.

sokoli sqaroi se besimi eshte virtyt i shpirtit dhe se aktet terroriste individuale apo grupeve te ndryshmenuk perfaqesojne fene ne teresi apo mesimet e saj.

at Stavri komentoi lirine fetare dhe rolin e saj ne zhvillimin e vendit.

studentet mbeten shume te kenaqur e informuar me pergjigjet e panelit te perbere prej At Gjergjit, Myfti Agimi, Don Emilio, Dervish Arditi, At Stavri dhe kordinator Sokoli.

Kryetari Arben Ramkaj ishte perfaqesues ne nje aktivitet tjeter te rendesishem kombetar.

zjkm9zjkm-1 zjkm13zjkm8

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *