Interneti i sigurt per nje shoqeri moderne

NE DOBI TE STUDENTEVE
5 Shkurt, 2020
MEDIA PARAQET KONFERENCEN INTERNET I SIGURTE
5 Shkurt, 2020

Interneti i sigurt per nje shoqeri moderne

Konferenca “ Interneti I sigurt si pjese e edukimit per nje shoqeri moderne” u organizua nga ZVA Elbasan me 5 shkurt 2020 me mbeshtetjen e QBNFE.
Kjo conference beri bashke specialiste , profesore te universiteteve, drejtues shkollash, mesues, prinder, nxenes, perfaqesues te OJF-ve dhe te Policise se shtetit dhe median.
Prefekti I Qarkut Elbasan Z. Maksim Malaj pershendeti organizatoret dhe vleresoi konferencen si nje hapsire e mrekullueshme per te kembyer mesazhe mes njeri – tjetrit per perdorimin ne menyre te sigurt te internetit.
Pjesemarresit u shprehen mbi menyrat konkrete te edukimit pasi ne nuk mundemi te ndalojme aksesueshmerine ne internet por te parandalojme rreziqet permes edukimit.
Mesazhet e Zj. Luljeta Ismajluka , specialiste e sektorit te krimeve kibernetike ne Drejtorine e pergjithshme te policise se shtetit konsistuan ne keshillat per mbrojtjen nga abuzimet on line, kontaktet virtuale, blerjet on-line etj. Po ashtu pjesemarresit moren njohuri mbi sigurine kombetare te shtetit dhe mbrojtjen e saj nga krimet kibernetike.
Prinderit ne kendveshtrimin e tyre sollen praktika per zevendesimin e kohes se shpenzuar jocilesisht ne internet me argetimin permes librit dhe aktiviteteve sportive e atyre sociale duke mundesuar keshtu edhe kultivimin e vlereave per nje shoqeri moderne dhe komunitete te sigurta.
Z. Neritan Zotaj beri nje ftese per te gjithe prinderit qe te jene bashke me femijet ne kete perpjekje sfiduese.
Ne fjalen e saj Zj. Anila Cota, drejtore e ZVA Elbasan pershendeti dhe falenderoi te gjithe pjesemarresit dhe beri thirrje per te qene te gjithe nje ze I fuqishem ne qasjen ndaj internetit dhe racionalizimin e perdorimit te tij.
• Ajo theksoi gjithashtu, se I perdorur si nje klase stimuluese dhe kend I pasur lojrash, interneti eshte nje pafundesi virtuale per hulumtim, por sot kerkohet ne menyre te domosdoshme obligim I gjithanshem per siguri ne internet si ne nivel personal edhe social e shteteror. Ky duhet te jete jo thjesht nje qellim ne vetvete, por te shndrrohet ne objektiv dhe te behet pjese komplementare e planeve mesimore , pasi te gjithe nxenesit duhet te mesojne si t’u shmangen rreziqeve ne linje
• Koha dikton gjithashtu domosdoshmerine e marrjes se sa me shume informacioneve aktuale dhe te mprehta ne lidhje me raste te ndryshme te abuzimit apo dhunes te te gjitha formave te perdorura ne internet, presioneve, kercenimeve, shantazheve etj .
• Sa me shume qe e njohim boten virtuale aq me shume duhet rritur vigjilenca dhe njohurite mbi menyrat se si te mbrohemi prej rreziqeve qe na serviren aty.

• Angazhimi ne aktivitete ku energjite shkojne per konsum ne dobi te mireqenies psiko-sociale e te zhvillimit te komuniteteve tona do te ishte padyshim nje mundesi e arte e te qenit real dhe kontribues ne luften ndaj rreziqeve on line.

Nxenesit nga ana e tyre sollen nga kendveshtrime praktike situata te zakonta te hakerimit, pre e se cilave mund te bjere cdo perdorues I pakujdesshem I internetit.
Z. Ilir Gjoni drejtues I World Vision ne Elbasan e vleresoi mjaft organizimin e conferences pare nen kendveshtrimin e mbrojtjes se femijeve duke sjelle mesazhin : Behu nje shembull pozitiv ne perdorimin e internetit.
Profesoret e universiteteve Z. Elior Vila dhe Zj. Migena Buzra sollen aspekte teknike te mbrojtjes gjate perdorimit te internetit .
Aktivitete te tilla u vleresuan si mjaft te nevojshme dhe educative edhe nga dr. Arben Ramkaj kryetari i qbnf I cili premtoi mbeshteje te vazhdueshme te tyre.