SKAUTISTET VIZITOJNE QBNF
Gusht 23, 2019
TRYEZE KONSULTATIVE ME AKTORE TE CVE
Gusht 23, 2019

IRI mbeshtet QBNF ne CVE

Ne 27/7/19 QBNF hapi Projektin e rradhes “Fuqizimi i Qendrushmerise Komunitare Nepermjet Njesise Vendore Kunder Ekstremizmit” qe financohet nga Insituti Republikan Nderkombetar IRI.
Ne kete aktivitet moren pjese dhe shprehen me rradhe konsiderat dhe mbeshtetjen per Qendren tone, vleresuan angazhimin dhe uruan suksese per projektin, autoritetet e larta shteterore e fetare si z. Agron Sojati, Drejtor i Qendres Kombetare Kunder Ekstremizmit, Myftiu i Elbasanit Agim Duka, zv/kryebashkiaku Ervin Saraçi, Famullitari i Kishes Katolike Don Giuseppe De Gulielmo, deputeti Florenc Spaho, kryeprifti i Kishes Ortodokse At Stavri Çipi, perfaqesuesi i Policise z. Abedin Halilaj, Komisioneri i mbrojtjes ndaj Diskriminimit z.Robert Gajda, Perfaqsuesi i Aleances Ungjillore pastor Ilirian Gjoni dhe perfaqesuesi i Keshillit te Qarkut Elbasan z. Blendi Gremi.
Kordinatori i QBNF z. Sokol Lulgjuraj, si drejtues projekti, falenderoi te pranishmit si dhe donatoret e me tej beri nje panorame te shkurter te objektivave dhe aktiviteteve te ketij projekti. Me pas fjalen e moren te pranishmit e tjere qe adresuan pytje dhe sugjerime per ecurine pozitive te veprimtarise sone .