kryetari i QBNF Dr. Arben Ramkaj tepër aktiv me Këshillin Global për Tolerancë

MBLEDHJA MUJORE E QBNF
Shtator 4, 2018
FUNDAK – FORUMI Nj.A. FUNAR – nr. 1 ELBASAN
Shtator 16, 2018

kryetari i QBNF Dr. Arben Ramkaj tepër aktiv me Këshillin Global për Tolerancë

Universiteti LAHAY në bashkëpunim me Këshillin Global për Tolerancë dhe Paqe (GCTP), organizoi një ceremoni nderi tek Salla e Paqes në selinë e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, Holandë.
Universiteti i dorëzoi “Honorary Doctorate Degree” për Shkëlqesinë e Tij Ahmed bin Mohammed Al-Jarwan, President i GCTP, për vlerësimin e përpjekjeve të tij në përhapjen e kulturës së tolerancës dhe të paqes në mbarë botën, dhe kontributin e tij kryesor në krijimin dhe nisjen e GCTP dhe Parlamentit të saj Ndërkombëtar (IPTP). “Honorary Doctorate Degree” iu dorëzua nën praninë e një numri të madh të ambasadorëve në Holandë, dhe Kryetarëve të Arsimit, Religjionit, Kulturës dhe Tolerancës, Paqes dhe përfaqësues institucionesh nga e gjithë Bota: Shkëlqesia e Tij Saeed Ali Yousef Alnowais, Ambasador i UAE në Hagë, Hollandë, Shkëlqesia e Tij Abdelouahab Bellouki, Ambasadori i Morokut në Hollandë, përfaqësuesi i Ambasadorit Arab Shkëlqesia e Tij Abdulaziz bin Abdullah bin Abdulaziz Abohaimed, Ambassador i Arabisë Saudite në Hagë, Hollandë, dhe Shkëlqesia e Tij Amgad Abdel Ghafar, Ambasador i Egjiptit në Hagë, të gjithë ishin të pranishëm në ceremoni.
Në këtë ceremoni i pranishëm është edhe Dr. Arben Ramkaj, kryetari i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar, njëkohësisht edhe kryetari I GCTP për Ballkanin Perëndimor.

Përgjatë këtij eventi, Kryetari i QBNF Dr.Arben Ramkaj pati disa bashkëbisedime me autoritetet e pranishëm dhe një takim të veçantë me Prezantuesin e Marrëdhënieve Ndërfetare te “Conference of European Rabbis” (CER), Rabbis Lody B van de Kamp, në Amsterdam.
Në këtë takim miqësor theksi u vu në bashkëpunimin e mundshëm midis Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar (QBNF) dhe organizatës CER në promovimin e vlerave, përhapjen e kulturës së tolerancës dhe të paqes, si edhe dialogun ndërfetar.
Të dy përfaqësuesit dolën të kënaqur nga ky takim, ndërkohë që dr. Ramkaj e ftoi z. Lody për një vizitë së shpejti në Shqipëri.