MARRVESHJE me Autoritetin e Hapjes së Dosjeve

NGRITJA E RRJETIT të OJF-ve kunder EKSTREMIZMIT
Shkurt 5, 2019
FUNDAK – FORUMI 21 CERRIK 1
Prill 18, 2019

MARRVESHJE me Autoritetin e Hapjes së Dosjeve

Më 04/ 02/ 2019 drejtues të QBNF hapën siparin e marrveshjes së bashkëpunimit me Autoritetin e Hapjes së Dosjeve e cila cel rrugën për një sërë aktivitetesh të përbashkëta por edhe projektesh në fushën e hulumtimit, studimit dhe publikimit të materialeve që kanë të bëjnë posacerisht me përndjekjen dhe persekutimin e klerikëve gjatë periudhës së errët të diktaturës. Kryetari dhe disa antarë të Komitetit NdërFetar u pritën nga Sekretari i Përgjithshëm dhe disa antarë të Autoritetit. Dr. Arben Ramkaj firmosi në emër të QBNF marrveshjen e hartuar dhe miratuar nga bordet e të dyja palëve që ishin edhe të pranishëm në këtë ceremoni modeste por shumë kuptimplotë duke vlerësuar si shumë të rëndësishëm dhe me tepër interes këtë memorandum bashkëpunimi në dobi të komuniteteve duke theksuar se; “nëse harrohet, e shkuara rrezikon të përsëritet”. Ndërsa z. Simon Miraka theksoi se “ndersa hebrejt u përndoqën e martirizuan nga një komb tjetër, te ne fatkeqësia ishte se ia bëmë vetvetes”. Bashkëbisedimi vazhdoi me shkëmbime të ndërsjellta të ideve dhe fushave të bashkëpunimit nga tërë të pranishmit si edhe me nje prezantim të punës së QBNF të sintetizuar nga kordinatori Sokol Lulgjuraj.