Marshim kundër diskriminimit, të promovojmë bashkëjetesën

Përurim i shtatorës të së Lumes Nënë Tereza
Maj 13, 2014
“Nuk pajtohemi për asnjë arsye dhe me askënd që përdor gjuhen e urrejtjes”
Maj 13, 2014

Marshim kundër diskriminimit, të promovojmë bashkëjetesën

Me iniciativë të drejtuesve të komuniteteve fetare në Elbasan, u organizua sot një marshim simbolik kundër diskriminimit. Për të demostruar dhe shpalosur më mirë harmoninë dhe bashkëjetesen fetare që ekziston edhe në këtë qytet, qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan organizoi këtë aktivitet sensibilizues.

Aktiviteti në fjalë ishte titulluar “Besimi urë bashkimi” që bëri bashkë të gjithë komunitet fetare të qytetit, por edhe të gjithë përfaqësuesit e institucioneve lokale. Përveç komuniteteve fetare dhe besimtarëve të shumtë, në këtë marrshim kanë qenë të pranishëm edhe deputetët Taluant Balla Evis Kushi.

Marshimi filloi në sheshin para stadiumit “Elbasan Arena” për të vijuar përgjatë gjithë bulevardit deri në monumentin e Aqif Pashës. ‘Jo diskriminimit, po vllazërisë’ si dhe “Të promovojmë sa më shumë bashkëjetesën ndërfetare’, ishin disa prej sloganeve të këtij aktiviteti sensibilizues me pjesëmarrjen e shumë qytetarëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *