#SafeFuture – Komisionion Analizues
26 Nëntor, 2020
MARSHIMI 21 VIDIO
16 Janar, 2021

MARSHIMI i PAQES 2021

 Më 9 Janar 202 QBNF zhvilloi Marshimin e Paqes 21, aktivitetin e pare te çdo fillim viti duke dhene mesazhin e pervitshem te shpreses dhe optimizmit nepermjet bashkpunimit nderfetar.
          Ne fjalen e tij te hapjes Drejtori i QBNF, z. Sokol Lulgjurahj theksoi se “VËLLAZËRIMI, virtyti që na therret per bashkpunim shoqeror e kombetar”, ishte mesazhi i perzgjedhur per kete vit nisur nga situatat e veshtira qe po kalon vendi edhe kombi yne e vecanerisht gjysma tjeter e jona Kosova.
         Me pas Famullitari i Kishes Katolike dhe njekohesisht zv/kryetar i QBNF, Don Giuseppe Testa ne kumtin e tij “Feja si misionare e palodhur per Vellazerim” theksoi se “Vellazeria eshte cilesi ecilesi themelore njerezore qe ofron ndjenjat e miqesise, dashurise, solidaritetit e bashkendarjes….
Pastaj nisi ecja pergjate Bulevardit duke lexuar mesazhet ne megafon
      Ne ndalesen te Busti Deshm,orit Kozma Naska shpreku mesazhet ne emer te komunitet Mysliman Myftiu Agim Duka i cili vuri ne dukje theksin e forte qe librat e shenjte i vene Vellazerimit.
ne ndalesen te Busti i Dijetarit Kristoforidhi ne kumtin e tij At Stavri nga Kisha ortodokse  u beri thirrje politikaneve qe te ndjekin shembullin e komuniteteve fetare dhe te kujtohen se jemi vellezer ndaj te evitojn cdo gjuhe urrejtjeje dhe percarese ne retorikat e tyre e sidomos tani qe jemi edhe ne periudhe parazgjedhore por te sillen si qytetare e profesioniste ne angazhimet e tyre.
ne ndalesen e fundit ne qender te Elbasanit prane shtatores se patriotit Aqif Biçakçiu ne fjalen e tij Pastori Ilirian Gjoni ne emer te Vellazerise Ungjillore theksoi se “Bibla ne meson posaçerisht te mbeshtetemi dhe te veprojme e bashkepunojme si vellezer pavaresisht dallimeve apo kendveshtrimeve tona.
Ne fund z. Lulgjuraj falenderoi te pranishmit qe ishin pak dhe te perzgjedhur, per arsye te pandemise dhe rregullave Ani-Covid, si edhe gazetaret e televizioneve lokale qe jane percuesit kryesor te ketyre mesazheve shpresedhenese tek banoret e Elbasanit.
Se fundmi, duke uruar Vit te mbare e plot shendet e bekime per mbare kombin tone, ai i ftoi ne aktivitete e rradhes te QBNF.