MARSHIMI PAQES 2019 “Politika është Mision…, Përdoreni në dobi të Popullit”,

Forumi për Qëndrueshmërinë e Ballkanit Perëndimor
Dhjetor 21, 2018
AKTIVITETE GJATE 2018
Shkurt 5, 2019

MARSHIMI PAQES 2019 “Politika është Mision…, Përdoreni në dobi të Popullit”,

Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar Elbasan, prej vitesh e ka bërë traditë, që së bashku me nxënës e mësues, qytetarë e besimtarë, autoritete shtetërore dhe fetare, si edhe oraganizata të tjera të shoqërisë civile, organizimin e Marshimit të përvitshëm të Paqes dhe Solidaritetit duke dëshmuar gjithnjë e më shumë për-kushtimin ndaj komuniteteve tona respektive dhe mbarë popullatës, me shpresën për të nisur edhe këtë vit me bashkëpunim të gjithanshëm mes nesh.

Këtë vit zgjodhëm si Temë: “Politika është Mision…, Përdoreni në dobi të Popullit”, duke iu drejtuar politikëbërësve për të reflektuar nën moton “…shërbeni me përkushtim e ndershmëri!”

Ne jemi në koherencë jo vetem me tërë veprimtarinë tonë gjatë vitit që sapo lamë pas, e në vazhdim, me Projektet FABUS e FUNDAK për nxitjen e përgjegjshmërisë së të zgjedhurve dhe ndërgjegjësimit të votuesve, që po zbatojmë në disa bashki të Qarkut, por edhe me Javën e Lutjes Ekumenike mbarë Botërore dhe me mesazhin e Paqes që Papa promovoi me Kleriket e Lartë Myslimanë këtë vit.

Si gjithmonë Marshimi u nis nga Sheshi Elbasan Arena ku kordinatori i QBNF z. Sokol Lulgjuraj pasi falenderoi të pranishmit, shpjegoi simboliken e temës dhe sfondin e përzgjedhur për këtë Marshim ku “terri i veseve të politikës përballen me virtytet dhe driten e besimit të shoqërisë sone që me shpresën që buron nga dashuria dhe paqa jonë e pa u epur e shtyn të keqen për ta hequr nga jetët tona.”

Më pas e merr fjalën kryetari i QBNF dr. Arben Ramkaj i cili kumtoi mbi thelbit të këtij Marshimi duke evidentuar arsyet që na shtyn të përzgjidhnim pikërisht këtë lidhur me situatën aktuale në vendin tonë ku mosbesimi ndaj politikanëve ka prekur fundin.

Më tej zv/Kryetari i Bashkisë z. Ervin Saraçi pershendet dhe vlerëson punën e QBNF si dhe bën një kumt të shkurtër “Bashkia si administruese e Elbasanit”

Edhe zv/Rektori i UAXH prof. Peçi Naqellari kundroi mbi temën  “Universiteti në dobi të arsimit dhe dijes për rininë”.

Më pas nis marshimi përgjatë bulevardit që u shoqërua me leximin nëpërmjet altoparlantit të pjesëve nga kumtesat e këtij Marshimi.

Në ndalesën te Busti i Heroit të Popullit Kozma Naska, dëshmor i atdheut, mori fjalën dhe kumdroi mbi temën “Feja si Misionare e Palodhur për Komunitetin”, Peshkopi i Kishës Katolike për Shqipërinë e Jugut, Monsignor Giovani Peragine ccrs, i cili midis tjerash theksoi se” Përkrah virtyteve njerëzore si: drejtësia, barazia, respekti i ndërsjelltë, sinqeriteti, ndershmëria, prej të cilëve varet qasja e mirë politike, për fat të keq edhe në politikë nuk mungojnë veset si korrupsioni, mohimi i të drejtës, mosrespektimi i rregullave të përbashkëta, pasurimi i paligjshëm, justifikimi i dhunës për mbajtjen e pushtetit etj, që bjerrin besueshmërinë, që dobësojnë idealin e një demokracie të pastër duke vënë në rrezik paqen sociale”“Kryqi i Kuq, një model përkushtimi për popullin”, u mbajt nga Drejtori Ened Llapushi

Në përmendoren e Gjuhëtarit Kostandin Kristoforidhi kundroi mbi temën “Feja misionare shembullore për Politikën”, Kreu i Komunitetit Mysliman të Elbasanit, Myftiu H.Agim Duka.

Metropoliti i Kishës Ortodokse për Elbasanin, Hirësi Andoni, kundroi mbi temën “Besimi – si vlerë për të motivuar Politikën”.

Përshëndetjen dhe reflektimin “Këshilli i Qarkut me përgjegjshmëri gjithëpërfshirëse” u bë nga Kryetari i Qarkut z. Bukurosh Stafa

Marshimi përfundoi te Sheshi “Aqif Pasha” ku temën “Prijësit fetare këshillues dhe kritikues të Politikanëve” e mbajti Kreu i Komunietit Bektashian Baba Faik Selmani

“Zoti na shtyn për të bërë vepra të mira!” u komentua me shumë entuziazëm nga Pastor Ilirian Gjoni, përfaqësues i Aleancës Ungjillore për Elbasanin

Zv/Kryetari i Bashkisë z. Klevis Xhoxhi vlerësoi kontributin e komuniteteve tona fetare si dhe në veçanti QBNF dhe kreun e saj duke falenderuar posaçrisht të ftuarin e Nderit të këtij Marshimi, krytarin e konferencës ipeshkvnore Shqiptare Arkipeshvnin George Frendo o.p. i cili bëri një koment dhe përqsje mbi “Feja mbështet politikën si shërbim për popullin” por duke i kujtuar atyre se jenë në krye për të shërbyer.