MESAZH NGUSHËLLIMI DHE SOLIDARITETI

QBNFE Homazhe për viktimat e terrorizmit në Francë në Aleancën Franceze në Elbasan
July 18, 2016
MESAZH NGUSHËLLIMI DHE SOLIDARITETI
July 27, 2016

MESAZH NGUSHËLLIMI DHE SOLIDARITETI

MESAZH NGUSHËLLIMI DHE SOLIDARITETI

Drejtuar Ambasadores së Gjermanisë në Shqipëri

E nderuar Shkëlqesi, Ambasadore Susanne Schütz.

Komiteti i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan me hidhërim të thellë mësoi për aktin e rëndë terrorist në Mynih ku humbën jetën disa qytetarë gjermanë e midis tyre tre bashkombas tanët.

Ky akt  na mbush me dhimbje të madhe për viktimat e pafajshme nga ky sulm terrorist dhe na shqetëson së tepërmi për epideminë që po përhapet nga keqpërdorues të fesë për të mbushur paplotësinë e tyre në jetë..

Ne Ju shprehim solidaritetin tonë dhe ngushëllimet e të gjithë besimtarëve tanë për familjet e jetëve të humbura duke dënuar njëkohësisht me indinjatë të thellë këto akte vrastare makabre.

Ne besojmë fort mirë se zëri i arsyes dhe i ndërgjegjes njerezore do të triumfojë mbi klithmën e terrorit, krimit dhe mllefit njerëzor por të gjithë së bashku duhet të mos reshtim për të zhdukur shkaqet dhe ideatorët e këtyrë mënxyrave.

Me lutjen që shpirtrat e tyre të prehen në paqë urojmë që populli gjerman, së bashku me komunitetin europian e botëror të gjejmë forcë për të përballuar me solidaritet e vëllazëri me shpresën për të ndërtuar një të ardhme paqësore dhe pa urrejtje që sjell këtë terrorizëm.

Me pikëllim për jetët e humbura

Komiteti i QBNF ELBASAN

dr. Arben Ramkaj              kryetar          – Bashkësia yslimane

Don Emilio Valente             n/kryetar     – Famullitar Kisha Katolike

Haxhi Agim Duka               anëtar            – Myftiu i Elbasanit

At Gjergji Trbicka               anëtar           –  Kisha Ortodokse

Baba Faik Selmani              anëtar           –  Bashkësia Bektashiane

At Stavri Çipi anëtar           anëtar          – Kisha Ortodokse

Dervish Ardit Muçodemi     anëtar         – Bashkësia Bektashiane

Sokol Lulgjuraj          – kordinator / anëtar      –  Kisha Katolike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *