MESAZH NGUSHËLLIMI DHE SOLIDARITETI

Papa në avion: nuk është e drejtë të identifikohet islami me dhunën
August 1, 2016
Arben Ramkaj jeteshkrimi
August 18, 2016

MESAZH NGUSHËLLIMI DHE SOLIDARITETI

       Drejtuar Komunitetit Mysliman SHBA

    Komiteti i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan me hidhërim të thellë mësoi nëpërmjet mediave lajmin për vrasjen e një Imami dhe ndihmësit të tij teksa dilnin nga xhamia e tyre në mbrëmjen e djeshme, 13 gusht 2016, në New York.
Ne shprehim solidaritetin dhe ngushëllimet tona familjarëve dhe besimtarëve myslimanë të asaj bashkësie për njeriun dhe shërbyesin e tyre shpirtëror, duke dënuar njëkohësisht me indinjatë të thellë këto akte vrastare makabre.
Ne ndjehemi të shqetësuar prej këtyre akteve që, sado sporadike, krijojnë një klime të rëndë në opinionin mbarë botëror.
Duke besuar me ndihmën e Zotit, që zëri i arsyes njerezore do të triumfojë mbi gulçimën e çdo akti kriminal apo terrorit, le të punojmë më fort së bashku e të mos reshtim për të penguar me çdo mhet përshkallëzimin e urrejtjes.
Me lutjen që shpirti i këtij Imami të prehet në paqë, urojmë që mbarë Komuniteti Mysliman, së bashku me tërë popujt në botë, të gjejmë forcë për të përballuar me solidaritet e vëllazëri këto sfida, me shpresën për të ndërtuar një të ardhme paqësore dhe pa urrejtje që sjell krime e terrorizëm.
Zoti me ne!

Me hidhërim

Komiteti i QBNF ELBASAN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *