MESAZH NGUSHËLLIMI DHE SOLIDARITETI ME POPULLIN TURK

Veprimtari e pergjithshme
June 26, 2016
MIRËNJOHJE e QBNFE
July 4, 2016

MESAZH NGUSHËLLIMI DHE SOLIDARITETI ME POPULLIN TURK

Elbasan                                                                                                       Data 29/ 06/ 2016

Drejtuar Ambasadorit të Turqisë në Shqipëri

I nderuar Shkëlqesi zoti Hidayet Bayraktar       

Komiteti i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan është tepër i pikëlluar për viktimat e pafajshme prej sulmit terrorist të mbrëmshëm në aeroportin “Ataturk” të Stambollit, ndaj shpreh ngushëllimet e të gjithë besimtarëve tanë për familjet e jetëve të humbura dhe tërë popullin tuaj duke dënuar njëkohësisht me indinjatë të thellë këto akte vrastare makabre që abuzojnë në emër të fesë.

Me lutjen që shpirtrat e tyre të prehen në paqë urojmë që populli turk së bashku me mbarë komunitetin europian dhe botëror të gjejmë forcë për të përballuar me solidaritet e vëllazëri me shpresën për të ndërtuar një të ardhme paqësore dhe pa terrorizëm me shpresë e bësim të patundur te Zoti.

Me pikëllim dhe respekt

Për QBNF ELBASAN

Kordinatori                                                      kryetari

Sokol Lulgjuraj                                                      Arben Ramkaj

Don Emilio Valente         n/kryetar     – Famullitar Kisha Katolike  Elbasan

Zoti Agim Duka               anëtar         – Myftiu i Elbasanit

At Gjergji Trbicka           anëtar         – Kryeprift Kisha Ortodokse Elbasan

Baba Faik Selmani          anëtar         – Drejtues i Bashkësisë Bektashiane

At stavri Çipi anëtar        anëtar                   – Prift Kisha Ortodokse Elbasan

Dervish Ardit Selmani     anëtar         – Drejtues i Bashkësisë Bektashiane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *