MESAZH NGUSHËLLIMI POPULLIT SUEDEZ

Kryesia e QBNF nderon femijet e komunitetit Rom ne Pogradec
April 8, 2017
PËRSËRI BASHKË NË URIMIN – PASHKË 16 PRILL 17
April 17, 2017

MESAZH NGUSHËLLIMI POPULLIT SUEDEZ

nr 174/5 prt                                                                                                              Data 09/ 04/ 2017

MESAZH NGUSHËLLIMI DHE SOLIDARITETI

 Drejtuar Ambasadorit të Suedisë për Shqipërinë dhe zëvëndësit të tij.

Të nderuar Shkëlqesi, Ambasadori z. Mats Staffansson dhe z. Johan Ndisi.

Me hidhërim të thellë, Komiteti i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar Elbasan, mësoi për aktin terrorist tepër të rëndë para pak ditëve në Stokholm ku humbën jetën e u lënduan disa qytetarë të pafajshëm.

Ky akt na mbush me dhimbje të madhe për viktimat e pafajshme nga ky sulm terrorist dhe na shqetëson së tepërmi për epideminë armiqësore që po përhapet nga keqpërdorues të fesë për të mbushur paplotësinë e tyre në jetë.

Ne Ju shprehim solidaritetin tonë dhe ngushëllimet e të gjithë besimtarëve tanë për familjet e jetëve të humbura duke dënuar njëkohësisht me indinjatë të thellë këto akte makabre vrastare.

Ne besojmë fort mirë se Dashuria e Zotit do të bëjë që zëri i arsyes dhe i ndërgjegjes të triumfojë mbi klithmën e terrorit, krimit dhe mllefit njerëzor, ndaj, të gjithë së bashku, të mos reshtim për të zhdukur shkaqet dhe ideatorët e këtyrë mënxyrave.

Me lutjen që shpirtrat e tyre të prehen në paqë urojmë që populli Juaj, së bashku më gjithë njerëzimin, të gjejmë forcë për të përballuar me solidaritet e vëllazëri këtë fatkeqsi shkaktuar nga vetë njeriu, me shpresën për të ndërtuar një të ardhme paqësore dhe pa urrejtje që sjell këtë vllavrasje.

Me hidhërim

Komiteti i QBNF Elbasan

             kryetari

 Dr. Arben Ramkaj

Don Emilio Valente                      n/kryetar         – Famullitar Kisha Katolike  Elbasan

Haxhi Agim Duka                         anëtar – Myftiu i Elbasanit

At Gjergji Trbicka                           anëtar – Kryeprift Kisha Ortodokse Elbasan

Baba Faik Selmani                        anëtar – Drejtues i Bashkësisë Bektashiane

At Stavri Çipi anëtar                      anëtar              – Prift Kisha Ortodokse Elbasan

Dervish Ardit Muçodemi          anëtar – Përfaqësures i Bashkësisë Bektashiane

  1. Sokol Lulgjuraj                – kordinator / anëtar – Përfaqësures Kisha Katolike Elbasan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *