Perfundimi i referati webinar, i organizuar nga Instituti i Studimeve Ndërfetare me Qendrën e Bashkëpunimit Ndërfetar, mbi Marrëveshjen Ndërkombëtare të Vëllazërimit Njerëzor

Mirëmëngjes Elbasan | I ftuar Sokol Lulgjuraj, drejtor QBNF, Rëndësia e bashkëpunimit ndërfetar
28 Janar, 2021

Perfundimi i referati webinar, i organizuar nga Instituti i Studimeve Ndërfetare me Qendrën e Bashkëpunimit Ndërfetar, mbi Marrëveshjen Ndërkombëtare të Vëllazërimit Njerëzor

Sapo përfundoi referati webinar, i organizuar nga Instituti i Studimeve Ndërfetare me Qendrën e Bashkëpunimit Ndërfetar, mbi Marrëveshjen Ndërkombëtare të Vëllazërimit Njerëzor.
Folësi kryesor i këtij referati, Dr. Arben Ramkaj, shpjegoi qartë zanafillën dhe shtysën e kësaj marrëveshje historike të nënshkruar nga Papa Françesku dhe Imami i Madh i Al-Azhar Ahmad Al-Tayyeb, e ratifikuar dhe me një rezolutë të Kombeve të Bashkuara në datën 21 dhjetor 2020, ku është caktuar data 4 shkurt si dita ndërkombëtare e Vëllazërimit Njerëzor.
Kjo marrëveshje ashtu si dhe rezoluta e Kombeve të Bashkuara, shprehin një shqetësim të thellë për veprimet që avokojnë dhe përcojnë urrejtje fetare dhe kështu minojnë dhe dëmtojnë frymën e tolerances dhe respektit për diversitetin, veçanërisht në një kohë kur bota përballet me krizën e pa preçedentë të shkaktuar nga pandemia e sëmundjes së koronavirusit (COVID-19), që kërkon një përgjigje globale bazuar në unitetin, solidaritetin dhe bashkëpunim multilateral më të madh.
Pra kjo Deklaratë është një ftesë për pajtimin dhe vëllazërinë ate qe deklarata e konsideron vellazerim njerzor midis të gjithë besimtarëve, madje mes besimtarëve dhe jobesimtarëve, dhe mes të gjithë personave me vullnet të mirë;
të jetë një thirrje për çdo ndërgjegje të gjallë që të kundërshtojë dhunën rravguese dhe ekstremizmin e verbër; thirrje për atë që do vlerat e tolerancës dhe të vëllazërisë, të premtuara dhe të inkurajuara nga fetë; të jetë një dëshmi e madhështisë së besimit në Hyjin që njëson zemrat e ndara dhe lartëson shpirtinnjerëzor;të jetë një simbol i përqafimit mes Lindjes dhe Perëndimit, mes Veriut dhe Jugut e mes të gjithë atyre që besojnë se Hyji na ka krijuar për të na njohur, për të bashkëpunuar mes nesh e për të jetuar si vëllezër që duhen.
I pranishëm në këtë referat ishte dhe kreu i Vëllazërisë Ungjillore Shqiptare, Pastor Dr. Ylli Doçi, i cili përgëzoi mbajtjen e një referati të tillë me rëndësi, dhe theksoi faktin që i ngelte si detyrë komuniteteve fetare, ta promovojnë këtë marrëveshje brenda komuniteteve të tyre dhe shoqërisë shqiptare.
Dr. Ramkaj iu përgjigj më pas edhe pyetjeve të pjesmarrësve që shprehin interes për këtë referat domethënës për kohën ku jetojmë. Në të ardhmen do të vijojme me referate të tjera për të shtjelluar më me hollësi këtë marrëveshje dhe dialogun ndërfetar.