PËRSËRI BASHKË NË URIMIN – PASHKË 16 PRILL 17

MESAZH NGUSHËLLIMI POPULLIT SUEDEZ
April 10, 2017

PËRSËRI BASHKË NË URIMIN – PASHKË 16 PRILL 17

Si gjithmonë bashkë, Udhëheqësit e komuniteteve fetare të Elbasanit, me në krye drejtuesit e QBNF, u mblodhën përsëri duke i uruar vllazërisht Pashkët 2017 Komuniteteve të krishtera në pritjet tradicionale që u bënë në Kishën “Shën Kolli” nga komuniteti Ortodoks të kryesuar nga Hirësi Andoni, Mitropolit i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, si edhe në Kishën Katolike “Shën Piu X” të kryesuar nga Famullitari Elbasanit Don Emilio.

Gjithashtu urimit në takimet shumë të përzemërta e vllazërore iu bashkuan autoritetet drejtuese politike vendore dhe deputetë të Qarkut tonë duke bashkëndare mendime dhe vlerësime për këtë virtyt të çmuar të kombit tonë ku pa dyshim elbasani zë një vend të veçantë në këtë drejtim pasi përveç traditës së kahershme mbarëshqiptare të bashkëjetesës paqësore dhe tolerancës fetare kanë ngritur në një stad më të lartë si askund tjetër në bashkëpunim Ndërfetar nëpërmjet qendrës sonë.

Këtë gjë e theksuan si përfaqësuesit politike duke e theksuar se vetë ata duhet të marrin shembull nga modeli i QBNF.

Të njejtin vlersim bëri edhe i ftuari i nderit Myftiu i Tiranës z. Ylli Gurra, i cili shtoi në një kumt solemn se; “situatat në të cilat po jetojmë na bëjnë të jemi më të bashkuar se dikur, në kohën kur At Gjergj Fishta deklaronte se “do shkrijmë kryqet e do bëjmë mburoja për xhamiat” duke shpallur se “sot ne myslimanët shqiptarë do të shkrijmë minaret, po qe nevoja, për të bërë mburoja për kishat dhe vëllezërit tanë të krishterë në Shqipëri”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *