FABUS me nxenesit e Shkollës 9 – vjeçare “Isuf Dervishi”
26 Korrik, 2018
International Panel of Parliamentarians for Freedom of Religion
26 Korrik, 2018

QBNF mbeshtet Observatorin

Me dt.24 Maj 2018 u reakizua debati i parë publik në mjediset e shkollës së mesme “Mahmud Ali Cungu” – Bashkia Elbasan. Ky aktivitet u realizua nga Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve (Observatori) në kuadër të skemës së granteve të vogla të projektit “ Fuqizimi i Shoqërisë Civile në Rritjen e Reziliencës së të Rinjve ndaj Ekstremizmit të Dhunshëm” i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Terre des Hommes Shqipëri në partneritet me ISD , CCG dhe Universitetin Bedër dhe në vijim të zbatimit të projektit me temë “Shkollat si kundërshtarë të vijës së parë të ekstremizmit të dhunshëm”. Ky aktivitetet u realizua në funksion të objektivit për rritjen e shkallës së ndërgjegjësimit dhe formimi i konceptit për ekstremizmin e dhunshëm për nxënës, mësues të shkollës dhe pjestarë të komunitetit për dallimin e shfaqjes së fenomenit të ekstremizmit të dhunshëm në shkollë, trajtimit dhe parandalimin e tij. Në këtë aktivitet u trajtua për pjesëmarrësit nga lektorja Znj. Manolita Hida , Psikologe “Te Degjoj 366” tema “ Bullizmi, Profili Psikologjik i Viktimave dhe Agresorit“ dhe nga Z. Sokol Lulgjuraj, përfaqësues i Institucionit Qendra e Bashkepunimit Ndërfetar, u prezantua tema “Trajtimi i koncepteve kryesore te lidhura me ekstremizmin dhe sjelljet prosociale“

Në takim nxënësit paraqitën esse në lidhje me mendimet e tyre dhe eksperienca në përballjen me forma të shfaqjes së fenomenit të ekstremizmit të dhunshëm në shkollë.

@Terre des Hommes Albania
#FuqizimiShoqërisëCivilenëRritjeneReziliencësSëtëRinjveNdajEkstremizmitTëDhunshëm#