QBNF sensibilizon bizneset dhe politikantet ne ndihme te te demtuarve nga termeti

Rrjeti “Qytete të forta në Ballkanin Perëndimor”
Nëntor 25, 2019
QBNF PRANE TE DEMTUARVE NGA TERMETI
Dhjetor 2, 2019

QBNF sensibilizon bizneset dhe politikantet ne ndihme te te demtuarve nga termeti

QBNF nxit duke zhvilluar pasditen e 28 Nentorit në qytetin e Elbasanit ne ambjentet Fish Citit një aktivitet ku Qendra Bashkëpunimit Ndërfetar ,Biznesi Rozafa dhe bashkia Elbasanit sëbashku me sipërmarrësit, njerëzit e politikës, artit dhe sportit u bënë bashkë për të dhuruar ndihmë financiare për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.
Fjalën e tij Kryetari i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar Dr. Arben Ramkaj e nisi me një lutje për banorët e prekur nga tragjedia si dhe për të pranishmit të cilët janë bërë pjesë e kontributeve që po mbidhen për ato familje të mbetura tashmë pa shtëpi. Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar – theksoi Dr. Ramkaj do të kontribuojë me 10 000$ Është e rëndësishme – theksoi – Dr. Arben Ramkaj që edhe politika, ashtu si komunitetet fetare, të jetë e bashkuar në këto ditë të vështira për shqiptarët.
Në total bashkë me bizneset u mblodhën 350 milion leke (te vjetra), 50 mije dollarë dhe 65 mije euro.