QBNF URON ARKIPESHKVIN e Ri të Tiranë – Durrësit Imzot GEORG FRENDO

MESAZH NGUSHËLLIMI DHE SOLIDARITETI
December 20, 2016
NDIHME PER FEMIJET NE SIRI
January 6, 2017

QBNF URON ARKIPESHKVIN e Ri të Tiranë – Durrësit Imzot GEORG FRENDO

     Drejtuesit e QBNFE zhvilluan sot, ditën e Mërkurë 21 Dhjetor 2016, një takim të përzemërt me Arkipeshkvin e sapo emëruar nga Papa, për Dioqezën Tiranë – Durrës, Imzot George Frendo, të cilin e uruan për detyrën e tij të lartë në krye të Kishës Katolike në Dioqezën kryesore të Shqipërisë si edhe i përcollën urimet për Krishtlindjet.

Qendra NdërFetare Elbasan ka miqësi dhe bashkëpunim të kahershëm me imzot Frendon me të cilin ka zhvilluar disa aktivitete në rrafshin e promovimit të dialogut ndërfetar në Shqipëri ku midis syresh spikat Simpoziumi i zhvilluar për herë të parë në Universitetin Aleksandër Xhuvani me studentë e pedagoge të fakultetit të historisë mbi “Traditën e Harmonisë Fetare në Trevat e Elbasanit”.

Gjatë takimit ata shkëmbyen mendime mbi situatën aktuale, rolin dhe angazhimin e komuniteteve tona fetare mbi mbarëvajtjen e jetës shoqërore në vend.

Kordinatori i QBNF z. Sokol Lulgjuraj bëri një prezantim të shkurtër të veprimtarive të deritashme dhe atyre në vazhdim për vitin 2017 ndërsa Kryetari Dr. Arben Ramkaj bëri një përqasje për strategjinë dhe zgjerimin e aktivitetit të qendrës si në rrafshin kombetar ashtu edhe atë rajonal duke kërkuar edhe angazhimin e Imzot Frendos në këtë drejtim tepër të rëndësishëm për kohën.

Imzot Frendo përgëzoi dhe vlerësoi qendrën për punën e deritanishme në dobi të harmonisë ndërfetare dhe parandalimit të radikalizmit fetar, si edhe shprehu gatishmërinë për t’u përfshirë në mbështetje dhe pjesmarrje në aktivitetet në vazhdim.

Në fund kreu i QBNF i dhuroi në shenjë mirënjohje Imzot Frendos një emblemë me simbole të Elbasanit.

x4 x3

 20161221_101712

x2 x1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *