“Roli i Grave Paqendërtuese në Zbatimin e Rezolutës 1325”

MEDIA PARAQET KONFERENCEN INTERNET I SIGURTE
5 Shkurt, 2020

“Roli i Grave Paqendërtuese në Zbatimin e Rezolutës 1325”

Nepermjet referimit te kordinatorit te saj z. Sokol Lulgjuraj, QBNF kontriboi ne kete konference qe kishte si Qëllimi kryesor të sigurojë promovimin e rolit të gruas në ndërtimin e Paqes dhe Sigurisë në Shqipëri, si dhe rëndësinë e
mbrojtjes së grave paqendërtuese nga institucionet ligjzbatuese.

ketu eshte dhe fjala e zotit Lulgjuraj u mbajt ne Sesionin e 3-te

Konferenca “Roli i Grave Paqendërtuese në Zbatimin e Rezolutës 1325”

“Gruaja ndërton Paqen – She Builds Peace”

Elbasan 04 Mars 2020

Fjala e z.Sokol Lulgjuraj

Kordinator i QBNF Elbasan

Mirdita të dashura nëna, motra e bija të pranishme

Përshendetje dhe falenderim i veçantë për ju pak zotërij që jeni në sallë

Përshendetje kolegë e bashkëpunëtorë, autoritetet fetare, adminstrative dhe politike vendore dhe shtetërore

Ndjehem mirë dhe e vlerësoj që takohemi në një konferncë kaq të rëndësishme mbi qasjen e të gjithë aktorëve të jetës së përditshme në lidhje me zbatimin e kësaj Rezolute që ka në qendër përmirësimin e qëndrimit të shoqërisë ndaj grave, ndaj falenderoj organizatorët për zhvillimin me sukses të kësaj konference.

Këtu u thanë shumë konsiderata të mjaft institucioneve mbi vizionin dhe perspektivën e tyre në lidhje me këtë ndaj unë thjesht po ndalem në vizionin dhe qasjen e QBNF në lidhje me këtë Rezolutë natyrisht duke u mbeshtetur në tërësinë e zbatimit nga vetë komunitetet tona fetare përbërëse.

Paqa fillon nga familja dhe gruaja është themeli i saj.

Ndaj, vlerësimi për gruan dhe roli i saj në komuinitetet fetare jo vetëm që është në thelb të respektit ndaj saj por gjithnjë e më shumë po i ofrohet hapsirë në veprimtaritë e përditëshme.

Edhe ne si QBNF e kemi bërë këtë duke ngritur departamentin e Gruas dhe të Familjes, për të bashkrenduar më mirë aktivitetet brenda nesh që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me shtimin e mundësive reale për përfshirjen e femrave në një jetë aktive në të gjitha veprimtaritë që ne zhvillojmë, e që për hir të vërtetës kanë qenë të shumta këto vitet e fundit, por që në tërësi nuk është e mjaftushme pasi numri i grave aktive nuk është në nivelet e pritshme po të kemi prasysh raportin natyral femra –meshkuj 50% me 50 %.

Kaq përsa i përket të tashmes.

Ajo që ne shikojmë me rëndësi për të ardhmen ka të bëj me sugjerimet tona për të intensifikuar punën e përbashkët të prijësave të komuniteteve fetare me aktorët e tjerë, e sidomos me profesionistët e fushave psiko- sociale, për të shtrirë komunikimin dhe ndihmën e drejtpërdrejtë te të gjitha familjet, jo vetëm brenda komuniteteve tona, por edhe atyre rreth nesh, për të emancipuar familjet dhe marrdhëniet burrë – grua brenda tyre, duke u njohur me problemet e tyre e duke ndihmuar në eleminimin e tyre që në fazat e hershme dhe duke i ndihmuar vazhdimisht për të mos gjeneruar e agravuar në situata të papërballueshme në mbarëvajtjen e familjes, apo aq më keq akoma, duke shkuar në raste ekstreme ku kohet e fundit janë shfaqur në qytete të ndryshme, të cilat u përmendën nga parafolësit.

Natyrisht që shkaqet janë të ndryshme e të shumllojshme, por nëse familjet tona fetare, që për hir të vërtetës, janë modele të mira të shoqërisë sonë, do të jenë më aktive dhe bashkpunuse me specialistët e fushës nga OJF dhe pushteti vendor, për të asistuar që në gjenezë tek familjet dhe problemet e grave përreth nesh, jam i sigurtë që gjendja do të jetë më e mirë dhe emancipimi social i marrdhënive burrë-grua do të ketë progres të vazhdueshëm. Të gjitha komunitetet tona janë fanatikë në mbrojtje të familjes duke qenë kategorikisht kundër divorcit dhe abordit cka lidhet drejtpërdrejt me vlerësimin e gruas. Për këtë duhet durim e përkushtim dhe qëndrueshmëri. Pra jo t’i bëjmë gjërat emocionalisht në fillim e më tej t’i lemë në gjysëm.

Ndaj e shoh të udhës që nga kjo konference të dilet me rekomandimin e ngritjes së një rrjeti bashkëpunues në këtë drejtim për të paraprirë një levizje emancipuese në përputhje me Rezolutën 1325, duke hartuar një strategji që nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme me projekte afatgjata të angazhojmë sa më shumë shembuj pozitive dhe të përfshijmë sa më shumë familje vulnerabël apo me probleme për të rritur te ato besimin se shoqëria i vlerëson ato duke i konsideruar pjesë të pandashme. Në to duhet të nxisim dashurin dhe respektin reciprok për njëri-tjetrin e të kuptojnë se sfidat zgjidhen së bashku.

Faleminderit për vemendjen dhe Gëzuar festat e 7-8 Marsit.