Rrjeti “Qytete të forta në Ballkanin Perëndimor”

QBNF kremton 107 Vjetorin e Pavarsisë me Bashkatdhetaret në USA
Nëntor 24, 2019
QBNF sensibilizon bizneset dhe politikantet ne ndihme te te demtuarve nga termeti
Nëntor 28, 2019

Rrjeti “Qytete të forta në Ballkanin Perëndimor”

më datë 25.11.2019, u zhvillua në qytetin e Shkupit, në Maqedoninë e Veriut, Veprimtari Shkëmbimi midis Qyteteve te Rrjetit të Qyteteve të forta në Ballkanin Perëndimor.
Ky Projekt ka në fokus të punës së tij programe të cilat synojnë të forcojnë kapacitetet e pushtetit vendor për parandalimin dhe luftën ndaj ektremizmit të dhunshëm.
Përpjekjet në Ballkanin Perëndimor janë përqendruar në ndërtimin e infrastrukturës vendore për koordinimin e parandalimit.
Qyteti pilot i këtij programi është Kumanova me bashkë-pilot komunën e Çairit dhe qytetin e Elbasanit.
Bashkia Elbasan u përfaqësua në këtë takim nga Nën Kryetari i Bashkisë Z. Ervin Saraçi i cili prezantoi dhe punën e bërë nga Bashkia Elbasan mbi situatë e masave që janë marrë në nivel lokal përsa i përket esktremizmit të dhunshëm. Z. Saraçi pasqyroi aktivitetet e organizuara nga aktoret vendorë në Elbasan.
Pjesë e ekipit të Z. Saraçi ishin përfaqësues nga Qëndra për Bashkëpunim Ndërfetar, Shoqata për Shërbime Psiko-Sociale “Të Dëgjoj 366” dhe I.E.V.P-Peqin.