Sesioni “Diskutim dhe informim!”

Informacion per zbatimin e projektit
29 Tetor, 2020
“Komisioni Analizues i rasteve te perdorimit te gjuhes se urrejtjes me qasje ekstremiste ne rrjetet sociale dhe jo vetem.
30 Tetor, 2020

Sesioni “Diskutim dhe informim!”

Të enjten më 29 Tetor 2020, nën rregullat anti-covid, u zhvillua Sesioni “Diskutim dhe informim!” me të rinj e të rritur të komunitetit mysliman në lagjen “Skënderbej”, Elbasan, në zbatim të projektit “Rrisim Qëndrueshmërinë ndaj Ekstremizmit për një të Ardhme më të Sigurtë”të cilin QBNFpo e kryen “Me mbështetjen financiare të Zyrës së Marrëdhenieve me Publikun të Ambasadës së SH.B.A.-së në Tiranë.
Pas mikpritjes dhe fjalës hapëse se moderatorit si edhe paraqitjes së projektit nga kordinaatori z.Sokol Lulgjuraj startoi dhe referata e parë mbi situatën në lidhje me ekstremizmin dhe gjuhen e urrejtjes në rrjetet sociale. Rolin qe duhet te luajnë te rinjte per paqen sociale, harmonine dhe parandalimin e ekstremizmit, ne te gjitha format e shfaqjes se tij si edhe në evidentimin e gjuhes së urrejtjes nën vështrimin e klerikëve .
Më tej psikologia Elona Mustafarai referoi për shqetësimet dhe problemet që shfaqen te moshat rinore. Identifikimit të rasteve të shfaqjes së konflikteve në komunitetet tona. Nxitja dhe evidentimi i personave me prirje për t’u angazhuar në sesionet e menaxhimin e konfliketeve dhe në fund moderoi diskutimin e të pranishmëve si edhe Plotësimin i pyetësorit për njohuritë mbi ekstremizmin e dhunshëm.