STUHI MENDIMESH NE RRETHIN E PERBASHKET

TAKIM me NUNCIN APOSTOLIK
27 Janar, 2020
MEDIA INFORMON MBI AKTIVITETIN
28 Janar, 2020

STUHI MENDIMESH NE RRETHIN E PERBASHKET

Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare (AIIS) dhe Qendra  Bashkë-punimit NdërFetar – Elbasan (QBNF) organizuan diën e sotme një Seminar interaktiv si një  aktivitetet përmbyllëse të fazës përgatitore për themelimin e Institutit për Studime Fetare dhe Bashkëpunim (ISFB).
Ky seminar u moderua prej Zj.Andrea Mewaldt nga firma konsulente prestigjoze gjermane Open Europe Consulting e cila perftoi nje qasje te re bashkbisedimi per nxjerrjen e nevojave komunitare per t’i futur ne agenden e Institutit. Zj.Andrea Mewaldt gjithashtu ofroi ekspertizën e saj për realizimin e këtij projekti të parë në llojin e tij në Shqipëri.
Në këtë seminar morën pjesë me idetë e tyre aktorë të ndryshëm të shoqërisë në hartimin e objektivave dhe aktiviteteve të Institutit të ri.
Instituti për Studime Fetare dhe Bashkëpunim (Institute for Religious Studies & Cooperation) është një nismë strategjike afatgjatë që synon të mbështesë zhvillimin e mëtejshëm të aktiviteteve ndërfetare në Shqipëri, në përputhje me zhvillimin e politikave dhe të nismave të nivelit komunitar.
Themelimi i këtij Instituti synon ta kthejë Shqipërinë në një pikë reference për aktivitetet ndërfetare si dhe një organizëm i cili mbështet ndërtimin e kapaciteteve të palëve të interesuara në zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme për këtë temë.