QBNF SJELL NE VEMENDJE
Gusht 23, 2019
REPORTAZH per NJESINË VENDORE CVE
Shtator 4, 2019

TAKIM KORDINUES TRIPALESH

Sot 22/8/19, ne zyren e kryebashkiakut Z. Gledian Llatja u organizua takimi trepalesh (BASHKI – ISD – KLKE) ne fushen e parandalimit te ekstremizmit, ne kuader te Rrjetit Nderkombetar te Qyteteve te Forta ku Elbasani eshte anetar krahas shum metropoleve dhe qyteteve neper Bote. Kordinatori per Maqedonine e Veriut i Institutit Stratetegjik per Dialog me Qender ne Londer, z. Besim Dogani paraqiti shkurtimisht projektin rajonal ku krahas Shkupit, Kumanoves dhe Prizrenit, edhe Elbasani eshte perfshire per te marre pjese ne nje sere aktivitetesh me perfaqsues e specialiste te institucioneve perkatese. Zoti Llatja shprehu gadishmerine per bashkpunim per parandalimin e cdo lloj ekstremizmi pavaresisht se theksoi se Bashkia Elbasan nuk ka shfaqur raste te ekstremizmit fetar si disa rajone tjera por qe ka shfaqe te tjera te ekstremizmit apo abuzimit me lendet narkotike etj, duke deleguar zv/kryetarin z. Ervin Saraci ne rolin e kordinatorit te Bashkis per kete projekt. Ne emer te Njesise se Kordinimit Lokal Kunder Ekstremizmit, dr. Arben Ramkaj vleresoi rendesine qe eshte treguar per Elbasanin nga ky Rrjet Nderkombetar i themeluar ne vitin 2015 dhe mbeshtetjen e donatoreve nderkombetare nderkohe qe z. Sokol Lulgjuraj, i dhuroi kryebashkiakut dhe mysafirit raportin e pergatitur nga QBNF duke shpjeguar mbi mekanizmat e funksionimit te kordinimit lokal kunder ekstremizmit ne kuader te projektit te mbeshtetut nga Instituti Nderkombetar Republikan.