PER NJE SHQIPERI TE PASTER
September 30, 2016
SË BASHKU KUNDËR EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM
October 13, 2016

THIRRJE PUBLIKE e QBNFE

Thirrje publike e QBNF

        Komiteti i QBNF Elbasan ndjek me shumë vemendje jetën socialekonomike, në qarkun tonë në veçanti, por edhe në përgjithësi, në mbarë vendin, nëpërmjet kontakteve me komunitetet tona respektive si edhe nëpërmjet komunikimeve me institucionet ku vendin kryesor e zë ai nëpërmjet burimeve mediatike që janë një gjenerator i pashtershëm e dinamik i informacioneve për çka ndodh kudo, pranë e rreth nesh.

      Prej kohesh mediat kanë ngritur zërin dhe me shqetësim informojnë se në Shqipëri është përhapur si epidemi mbjellja e bimëve narkotike e që organet kompetente nuk po bëjnë aq sa duhet për parandalimin dhe minimizimin në maksimum të kësaj sëmundje të rëndë të shoqërisë që sjell pasoja të rënda e të gjithanshme si në planin aktual ashtu edhe në atë afatgjatë, e sidomos me ndikime të pariparueshme tek rinia.

         Kësisoj ne bashkohemi me shqetësimin e të gjithë aktoreve e mbarë shoqërisë duke u rreshtuar në anën e atyre që i kundërvihen pa asnjë kompromis kultivimit e trafikimit të lëndëve narkotike. Ne kemi parë nëpërmjet mediave se pothuajse përditë zbulohen dhe asgjesohen parcela me bimë të tilla apo grupe që trafikojnë këto ndaj inkurajojmë organet e rendit dhe të drejtësisë të vazhdojnë me përgjegjësi detyrën e tyre por njëkohësisht mendojmë se është koha për të ngritur një strategji dhe një agjenci kombëtare kundër lëndëve narkotike ku të mund të përfshihen sa më shumë aktorë nga sektori politik, shoqëria civile si edhe nga komunitetet fetare për të analizur më thellë e seriozisht shkaqet, e të kontribojmë për eleminimin e tyrë sa më parë e më tepër që të jetë e mundur.

        Me këtë rast i shprehim qeverisë gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar në këtë drejtim duke i kërkuar të ndërmarrë ngritjen e një organizmi të tillë, si përgjegjëse kryesore pëe mbarëvajtjen e jetës në vend.

         Për Komitetin e QBNFE

               KRYETARI

          Arben Ramkaj

                                                                     Elbasan 3 Tetor 2016

 

artikulli 2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *