Së Bashku Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm
February 14, 2017
BASHKEBISEDIM me STUDENTET
March 1, 2017

TOLERANCA PËRMES EDUKIMIT

DITË E HAPUR në disa SHKOLLA të MESME në ELBASAN e POGRADEC ME TEMË:
TOLERANCA PËRMES EDUKIMIT
  QBNF është bashkuar në një fushatë ndërgjegjësimi që zhvillohet nga Instituti Shqiptar për Studime Ligjore dhe Territoriale (A.L.T.R.I) me mbështetjen e Fondit Kanadez për Iniciativa Lokale.
“Rëndësia e vlerave të tolerancës dhe bashkëjetesës fetare tek të rinjtë” ishte tema për të cilën, në takimet e organizuara në Elbasan e Librazhd referoi Dr. Arben Ramkaj, kryetari i QBNF, ndërsa në Pogradec referoi  Z. Sokol Lulgjuraj, Koordinator i QBNF.
referate te tjera u bënë nga institucione respektive me temat;

      Roli i institucioneve arsimore dhe mësuesve në edukimin e nxënësve me frymën e tolerancës dhe bashkëjetesës

Politikat dhe masat e marra nga Bashkitë  në mbështetje të të rinjve

     Roli i medias në përcjelljen e mesazheve të tolerancës dhe bashkëjetesës fetare

         Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut parashikon se “Çdokush ka të drejtën e lirisë së mendimit, ndërgjegjes dhe fesë (neni 18), e mendimit dhe të shprehjes (Neni 19) dhe se edukimi duhet të nxisë kuptimin, tolerancën dhe miqësinë midis të gjithë kombeve, grupeve etnike apo fetare (neni 26)”.
Aktet e intolerancës, dhunës, terrorizmit, ksenofobisë, nacionalizmit agresiv, racizmit, antisemitiz-mit, përjashtimit, margjinalizimit dhe diskriminimit drejtuar kundër pakicave kombëtare, etnike, fetare dhe gjuhësore, refugjatëve, emigrantëve, dhe grupeve vulnerabël brenda shoqërive, si dhe aktet e dhunës dhe frikësimit të kryera kundër personave që ushtrojnë lirinë e tyre të mendimit dhe të shprehjes, të cilat kërcënojnë konsolidimin e paqes dhe demokracisë, si kombëtare dhe ndërkombëtare, janë pengesë për zhvillimin dhe konsolidimin e demokracisë.
Respekti dhe toleranca janë veprime liberale, me anë të të cilave dallimet e të tjerëve janë të njo-hura si të njëjta me tonat dhe ku pasuritë e një kulture tjetër konsiderohen si pasuri e të gjithëve.
Kuptimi i tolerancës
Toleranca është respekti, pranimi dhe vlerësimi i diversitetit të pasur të kulturave të botës sonë, formave dhe mënyra tona të shprehjes si qënie njerëzore. Ajo mbeshtetet në njohuritë, sinqeritetin, komunikimin, dhe lirinë e mendimit, ndërgjegjes dhe besimit. Toleranca është harmoni në ndryshim. Kjo nuk është vetëm një detyrim moral, ajo është gjithashtu një kërkesë politike dhe ligjore. Toleranca, virtyti që e bën të jetë e mundur paqja, kontribuon në zëvendësimin e kulturës së luftës me kulturën e paqes.    

                    

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *